Flash News

KRYESORE

‘Ka një klimë terrori në minoritet’/ Kreu i Omonia nga Bularati: Shqipëria do që të hyjë në BE, por nuk respekton të drejtat e njeriut

‘Ka një klimë terrori në minoritet’/ Kreu i Omonia

Në përvjetorin e ekstremistit Kostandinos Kacifas që u vra një vit më parë  në Bularat, pas përplasjes me policinë shqiptare, ka shkuar edhe  kreu i Omonia-s, Fredi Bejleri.

Bejleri ka akuzuar autoritetet shqiptare, pasi sipas tij nuk respektojnë të drejtat e njeriut, duke thënë se edhe pas një viti akoma nuk është sqaruar arsyeja përse u vra Kacifas.

“Edhe pas një viti akoma nuk është sqaruar arsyeja pse u vra. Ndërkohë janë kthyer dhjetëra persona në Kakavijë. Shqipëria që do të hyjë në Evropë por nuk respekton të drejtat e njeriut. Ka një klimë terrori në minoritet dhe kjo është arsyeja pse nuk erdhën njerëzit”, tha Bejleri.

Të fundit