Flash News

KRYESORE

Ka një muaj që e ndjek, por Almeda nuk e njeh fare Amarda Toskën

Ka një muaj që e ndjek, por Almeda nuk e njeh fare Amarda Toskën
Almeda Abazi është prezantuesja e edicionit të shtatë të “Dancing With the Stars” dhe ashtu siç edhe ka rrëfyer në netët e spektaklit ajo ka ndjekur me shumë vëmendje puntatat e viteve të shkuara të këtij kompeticioni kërcimi. Më parë, spektakël ka qenë për shumë vite nën drejtimin e Amarda Toskës dhe Almeda nuk është hezituar të shprehe simpatinë për bukuroshen Ami, nënë e dy fëmijëve. E ftuar në “Lart e poshtë” Almeda ka rrëfyer se ka parë vetëm Amin në internet. “Edhe pse nuk e njoh më ka ndihmuar shumë, sepse për një muaj rresht kam parë vetëm Amin në internet. E falënderoj nëpërmjet kësaj interviste, edhe pse nuk njihemi personalisht mendoj që Ami është shumë e zonja. Veç kësaj më pëlqen shumë edhe si pamje sepse i shkon shumë skenës. Më pëlqen gjithashtu edhe mënyra se si prezanton”, ka thënë Almeda. Ndërkohë, Ami e cila sapo është bërë nënë për herë të dytë, ka uruar spektaklin nëpërmjet një postimi në Instagram, duke i uruar suksese edhe Almedës.

Të fundit