Flash News

KRYESORE

Ka një përplasje gjermano-amerikane për Ballkanin, thotë drejtori i Marshall Fund. A po ndodh kjo edhe për krizën politike në Shqipëri?

Ka një përplasje gjermano-amerikane për Ballkanin, thotë

Në një intervistë të Thomas Kleine-Brockhoff, drejtor i zyrës së Berlinit të "German Marshall Fund of the United States", thuhet qartë ajo që u pa në Samitin e Berlinit të para disa javëve: ka një mospërputhje agjendash mes Berlinit dhe Uashingtonit.  Sipas Brockhoff këto mospajtime u vunë re sidomos te çështja e kufijve të Kosovës. Ishte 'ndërhyrja' gjermane që pengoi ndryshimin e kufijve mes dy republikae ballkanike, një ide mbi të cilën dukej se ishin pajtuar presidentët e dy vendeve, ndihmuara nga ajo që dukej edhe si 'mbështetje amerikane'.

Më poshtë një pjesë e intervistës së drejtorit të German Marshal Fund dhënë European Western Balkans.

Nuk është sekret se administrata gjermane dhe amerikane nuk shihen sy më sy për një listë të gjatë çështjesh. Ballkni ishte identifikuar si një prej atyre çështjeve e cila në fakt ishte e inkapsuluar nga kjo listë e gjatë mosmarrëveshjesh. Shihej si një përpjekje e përbashkët dhe tradicionalisht ka qenë e tillë. Ballkani specifikisht identifikohej si një zonë bashkëpunimi-gjermano-amerikane, madje edhe në kohë kur kishte mospajtime në të gjitha çështjet e tjera.

Kjo ide nuk funksioni sepse këto mospajtime u përkthyen gjithashtu edhe në agjendën e Ballkanit perëndimor. Kjo mund të shihet në çështjen e kufijve të Kosovës. Kjo ka bërë që të dobësohet e gjithë përpjekja për shkak të ndarjes së fuqive të mëdha-dhe kjo nuk e ndihmon procesin.

Të fundit