Flash News

KRYESORE

‘Ka një plumb në kokë’/ Dalin detajet e para për vdekjen misterioze të 23 vjeçares nga Prishtina

‘Ka një plumb në kokë’/ Dalin detajet  e para

Një 23 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta në oborrin e shtëpisë së saj, në fshatin Besi të Prishtinës.

Gazeta ‘Express’ bën me dije se para pak çastesh Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kthyer trupin e viktimës në shtëpinë e saj. Nga ana e hetuesisë ky rast po trajtohet si ‘rasti i dyshimtë’.

Hetuesia ka dhënë detaje duke treguar se bëhet fjalë për një femër me inicialet B.O, e cila është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19.30 në oborrin e shtëpisë së saj.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçare me inicialet B.O. nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19:30, në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia për Gazetën Express.

Të fundit