Flash News

KRYESORE

Ka një vend në Shqipëri ku Yuri Kim i ndalohet të shkojë/ Thirrja për amerikanët: Mos u afroni, nuk iu ndihmojmë dot

Një këshillimore udhëtimi (travel advisory) e Ambasadës Amerikane për nënshtetasit me banim në Shqipëri, si edhe ata që duan të udhëtojnë këto kohë drejt ‘vendit të shqiponjave’, ka ‘hedhur në erë’ pretendimet e qeverisë shqiptare për pastrimin e Lazaratit nga droga dhe nga influenca e krimit.

Lazarat—ushtro kujdes të shtuar:

Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që shoqërohet me kultivimine marijuanës. Policia lokale ka mundësi të kufizuara për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët”, thuhet në njoftim.

Këshilla bëhet ‘dorëheqje’, kur njoftimi sqaron se nëpunësit e qeverisë amerikane e kanë të ndaluar udhëtimin drejt Lazaratit dhe se se nuk mund të ofrojë shërbime emergjence për nënshtetasit amerikanë në Lazarat.

Ambasada paralajmëron nënshtetasit që të rikonsiderojnë udhëtimin në Shqipëri për ata që e kanë ndërmend, për arsye të ‘Covid-19 dhe të krimit’, raporton Politiko.al.

 

Me anë të këtij njoftimi Departamentit i Shtetit dhe Ambasada Amerikane hedhin poshtë mitin e qeverisë shqiptare se ‘Lazarati është marrë nga duart e trafikantëve dhe të krimit’. Ky ka qenë një pozicion i vjetër i qeverisë dhe zëdhënësve të saj që pas ‘pushtimit’ të fshatit nga Forcat Speciale me urdhër të Sajmir Tahirit, përpjekje ku mbeti i vrarë edhe speciali Ibrahim Basha.

Të fundit