Flash News

KRYESORE

“Ka njohje të forta në radhët e policisë, biznesmenëve dhe kriminelëve”, çfarë deklaronte gazetarja për Muratajn

“Ka njohje të forta në radhët e policisë,

Rreth një muaj më parë, në në një profil të Admir Muratajt, i njohur si një person i rrezikshëm i botës së krimit, gazetarja e kronikës Klodiana Lala, shprehej për Top Story se Murataj ka njohje të forta me biznesmenë, policë dhe persona të botës së krimit.

“Në informacionet që disponoj, është person që ka njohje të forta në radhët e policisë, biznesmenëve dhe botës së krimit. Në momentet e para i është siguruar paprekshmëria, ka arritur të largohet, ka patur informacion”, shprehej Lala.

I njohur si Adi Tropojani, dhe pas famës së marrë në botën e krimit pas arratisjes nga burgu i Greqisë, Admiri shihej si person agresiv, i fortë.

“E shikojnë një personazh agresiv, i ashpër dhe vepron e ndikon mbi usharët e tij ose anëtarët e grupit kriminal”, shprehej ndër të tjera Lala në shkurt të këtij viti.

Kujtojmë që Admir Murataj mbeti i vrarë dje gjatë tentativës së arratisjes pas grabitjes së miliona eurove në portin e Rinasit.

Të fundit