Flash News

KRYESORE

"Ka nxitur një tension politik e debat të madh për trashëgiminë", protesta e sotme pasqyrohet në mediat e huaja

Protesta e ditës së sotme e iniciuar nga "Aleanca për Teatrin" dhe e mbështetur nga artistë dhe opozita, është pasqyruar në shumë media ndërkombëtare.

"Associared Press", agjencia e lajmeve shkruan: "Artistët shqiptarë dhe mbështetësit e partisë opozitare janë mbledhur në ditën e dytë për të protestuar kundër prishjes së ndërtesës së shkatërruar të Teatrit Kombëtar në kryeqytet, e cila ka nxitur tensionin politik dhe një debat të madh për trashëgiminë."

Shkrimi vazhdon më tej:

"Duke mos zbatuar bllokimet për tubime masive, disa mijëra njerëz u mblodhën pranë Ministrisë së Brendshme, afër vendit të ndërtesës, për të mbështetur artistët në protestën e tyre kundër qeverisë së qendrës së majtë të kryeministrit Edi Rama”.

Kjo është pasqyruar dhe në shumë media të tjera.

Të fundit