Flash News

KRYESORE

Ka opozita emra të zyrtarëve që po hetohen? Përgjigjet Vasili

Ka opozita emra të zyrtarëve që po hetohen? Përgjigjet

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili  i ftuar në Ora News, ka folur për situatën e krimit në Shqipëri dhe vëzhgimin nga ndërkombëtarët.

I pyetur nga gazetarja nëse ka një emër konkret për zyrtarët të cilët janë në hetim, Vasili s’ka dhënë emra, por  u shpreh se autoritetet përkatëse po vijojnë punën.

“Vëmendja është shumë e madhe. Situata e krimit e ka bërë Shqipërinë vendin më të rrezikuar. Dua ta shikoni se partnerët dhe shërbimet inteligjente po punojnë intensivisht. Po ashtu dhe prokuroria’, u shpreh Vasili.

I pyetur nëse opozita do të mjaftohej vetëm me një përgjegjësi morale të Tahirit, Vasili u shpreh i prerë, “Si mund të ketë përgjegjësi morale kur ka lidhje me kriminelë?Ky njeri është mbrojtur qindra herë nga kryeministri që ka rënë në heshtje këto kohë. Kemi të bëjmë me institucione të dëmtuara rëndë. Në këtë rast jo vetëm opozita, por dhe ju si qytetarë, nëse mjaftoheni që të ketë vetëm përgjegjësi morale, ky do të ishte fundi”.

Të fundit