Flash News

KRYESORE

Ka parë vetëm një ndeshje të Shqipërisë, tani thërritet në Kombëtare

Ka parë vetëm një ndeshje të Shqipërisë, tani

Është 25 vjeç dhe luan me klubin francez të Metz,  por për Ivan Balliun ndoshta ky është momenti më i mirë në karrierë me ftesën që ka siguruar nga trajneri Kristian Panuçi për t’u bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare.

25 vjeçari me origjinë shqiptare është bërë pjesë e Kombëtares ndonëse nuk mban asnjë lidhje me Shqipërinë dhe u bë shkas ftesa e Panuçit që ai të vinte për herë të parë në vendin e të parëve.

Por nuk është vetëm kjo, Balliu ka pranuar me sinqeritet për ‘Panorama Sport’ se në këto eleminatore ai ka  parë vetëm një ndeshje të Shqipërisë, atë kundër Spanjës, vendi ku ai ka lindur.

“Jetoj në Francë momentalisht me bashkëshorten time. Të parët e mi janë nga Shqipëria. Gjyshërit nga ana e babait tim. Nuk kam ardhur asnjëherë në Shqipëri dhe nuk kam shumë dijeni për vendin. I kemi humbur lidhjet me familjarët tanë prej kohësh. (Shqipëria?) Kam ndjekur ndeshjen kundër Spanjës”, ka thënë Balliu.

Ivan Balliu së bashku me Hysen Memollën dhe Valon Ahmedin janë tre prurjet e reja në Kombëtare për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Të fundit