Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ka patur debate televizive për Xhisielën, por jo për ikjen e Agron Tufës
Hysni Ndreu
Ndër të gjitha lajmet e këqija që kanë shenjuar periudhën tridhjetëvjeçare paskomuniste në Shqipëri, ikja e shkrimtarit, përkthyesit e profesorit Agron Tufa mund të konsiderohet si një prej tyre. Pikërisht për këtë arsye edhe duhej të ish shoqëruar me një debat të mirëfilltë intelektual, të kish ngritur më këmbë politikën majtas e djathtas, por kryesisht qeverinë, të ish shndërruar në një kambanë alarmi për drejtësinë, si dhe të kthehej në temën kryesore të debateve publike në mediat vizive e të shkruara.
Gjendemi në Shqipërinë gjëmëmadhe, asgjë e tillë nuk ngjet. As që pritej të ndodhte. Së paku, jo për raste si ky.
Prej gjithë zallamahisë së krijuar në media e në rrjete sociale, të duket sikur vërtet ka një debat, me mbrojtës e kundërshtarë të rreshtuar në dy kampe, të cilët vërtitin argumentet e tyre, ca në mbrojtje e ca në sulm të Tufës. Në të vërtetë ekziston vetëm një kamp, që duket qartësisht se është i mirëstrukturuar e fort i koordinuar, në të cilin paradoksalisht, por jo çuditërisht, janë rreshtuar kundërshtarët e Tufës. Aty pikas të njëjtët persona, që përdorin të njëjtën gjuhë, kanë mbështetjen e strukturave qeveritare dhe zotërojnë edhe organin e tyre mediatik, gazetën “Dita”. Këtu ata mund të botojnë në rend gjithë ç’pjell mendja e tyre e rrafshët, por krejt e djalltë: kanosjet me jetë, fyerjet, mllefet, njollosjet, pështirosjet dhe krupën e trashëguar shekullore.
Në anën tjetër janë dashamirë të fjalës së lirë, të cilët shkruajnë e publikojnë krejt rastësisht në mbështetje të Tufës, pa një organ të tyrin mediatik, të pakoordinuar, madje me mbrojtjen që i bëjnë Tufës rrezikojnë edhe ndonjë prestigj personal, për shkak se mund të përfshihen te 'lista e zezë' e qeverisë.
Te ky grupi i dytë, për hir të së vërtetës, mungojnë shumë zëra: mungon zëri i opozitës shqiptare, i shumë miqve dhe kolegëve të shkrimtarit e profesorit, mungon zëri i Presidentit, i Avokatit të Popullit, i shoqatave/organizatave letrare apo atyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe zëri i shumë poetëve e prozatorëve. Mbi të gjitha, këtu mungon edhe zëri i atyre medieve, që kanë organizuar emisione të tëra, gjer për Xhisiela Malokun, por nuk gjetën hapësirë që t’ia kushtonin një emision largimit të një personaliteti si Tufa. Pikërisht për këtë arsye, gjatë gjithë këtyre ditëve, më shumë se lebetitjet kërcënuese të Spartak Brahos dhe të të gjithë të ngjashmëve të tij, më ka shqetësuar heshtja e atyre që duhej të kishin folur.
Megjithatë, e vetmja pikë, ku të gjitha palët bien dakord, është se Agron Tufa nuk duhej të kishte ikur nga Shqipëria. Për njërën palë, Tufa është ndër ato personalitete, largimi i të cilëve i bën dëm Shqipërisë. Për palën tjetër, me në krye brahot, tarifat e brojkat, ai nuk duhej të ish lejuar të largohej pa marrë dënimin e merituar. Këta të dytët përpiqen edhe të na sigurojnë se do ta ndjekin Tufën këmba-këmbës dhe do ta gjejnë kudo që të jetë futur. Unë dua t’i qetësoj dhe t’ua lehtësoj disi punën për kërkimin dhe gjetjen e Agronit, duke u dhënë një sugjerim krejt të thjeshtë: hapni sytë përreth e mos u degdisni gjer në Zvicër, sepse njerëz si Agron Tufa e kanë të pamundur të ikin nga vendi i tyre, jo vetëm sot, por as nesër a pasnesër.
Hapni sytë përreth dhe do ta shihni se Agron Tufa është ngado: në dhjetëra e qindra librari të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi; në biblioteka kombëtare e universitare, në ato të lagjes, të shkollave apo edhe në biblioteka personale, të qytetarëve të thjeshtë, të studiuesve, shkrimtarëve e dashamirëve të tij, madje edhe të dashakeqëve.
Agron Tufa, pra, nuk mund t’i ikë vendit të tij. Atë mund ta pikasësh nëpër arkiva të medias së shkruar e vizive, me opinione, analiza, komente, krijime artistike; mund ta gjesh në dhjetëra periodikë letrarë e studimorë; në mjaft botime konferencash shkencore; në borde këshillimore a si autor tekstesh shkollore.
Agron Tufa nuk mund t’i ikë kaq lehtë Shqipërisë, as Kosovës, as Maqedonisë, as Malit të Zi, as gjuhëve joshqipe, në të cilat është përkthyer vepra e tij letrare. Personalitete si ai e kanë, pra, të pamundur t’i ikin Shqipërisë.
Si i tillë, nuk ia vlen me u ndalë gjatë te puna e tij në krye të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISPK), as te dhjetëra veprat e botuara nën logon e këtij Instituti. Këto janë punë që s’i bëri askush në këto tridhjetë vjet të paskomunizmit dhe gjasat janë të mos i bëjë dikush tjetër as në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe Akademinë e Shkencave apo ndonjë institucion tjetër, të cilët mbahen më këmbë prej taksave tona dhe e kanë detyrë të zbardhin periudha të caktuara historike të kombit.
Pikërisht për gjithë sa më sipër, Agron Tufa e ka të pamundur t’i ikë Shqipërisë, vendit të tij. Me veprat që ka shkruar gjer më tash, si dhe me angazhimin intelektual shumëpërmasor, ai ka lënë shenjën e vet të pashlyeshme në atdheun tonë e kudo ku flitet shqip, gjë që ia siguron praninë, edhe kur vetë është fizikisht i papranishëm.
Agroni, pra, nuk mund t’i ikë Shqipërisë. Atë e gjen kudo me veprën e tij. Pardje e hasa edhe në bibliotekën e Hamburgut, në Gjermani.
Qofsh me shëndet, kudo që të jesh, or mik!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38