Flash News

KRYESORE

A ka patur më të fuqishëm se Tahiri në 'kujdestarinë' e trafikut të drogës? Bisedat mes Habilajve për një person 'misterioz' që nuk do linte asnjë 'mi të punonte'

Politiko.al, në vijim të bisedave audio të publikuara më datë 3 janar, do të vazhdojë sonte dhe nesër në ora 19.00 me materiale të tjera që hedhin dritë mbi mekanizmat e shumtë të lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri me trafikun e drogës.

Në bisedat e interceptuara nga autoritetet italiane të hetimit, shfaqen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i ashtuquajturi Sabi, të cilët flasin ndër të tjera edhe për frikën e tyre se mos Saimiri, apo 'nipçja' siç e quajnë ata 'i nxjerr'.

Gjithashtu, gjatë bisedës të regjistruar në makinën e tyre gjatë një udhëtimi në Itali, ata flasin edhe për një 'person misterioz' dhe shumë të fuqishëm. "Kur të fillojë ai nuk do punojë më asnjë mi', thuhet në bisedë.

Të plota regjistrimet i ndiqni sonte dhe nesër në ora 19.00 në Politiko.al.

 

Të fundit