Flash News

KRYESORE

A ka përplasje midis Eni Vasilit dhe Blendi Fevziut? Gazetarja: Emisionet e tjera, telenovela turke 20 vjeçare

A ka përplasje midis Eni Vasilit dhe Blendi Fevziut? Gazetarja: Emisionet e

Moderatorët e dy emisioneve shumë të ndjekura në Shqipëri, Eni Vasili dhe Blendi Fevziu janë duke shkëmbyer replika në distancë, edhe pse jo në mënyrë direkte.

Gjithçka nisi me një intervistë të Fevziut në ‘Panorama Plus’ kur u pyet nëse ndjente konkurrente për ‘Opinionin’ tashmë që edhe ‘Studio e Hapur’ e Vasilit dhe 'Të Paekspozuarit' e Ylli Rakipit, do transmetoheshin të enjteve. Fevziu u përgjigj se më shumë e shqetësonte audienca e një telenovele turke.

Kësaj deklarate, Eni Vasili iu përgjigj me një shkrim ku kujtonte se si drejtuesit e Tv Klan, 20 vite më parë, i kishin marrë monitorët e studios së saj, për t’i dërguar te studio e Fevziut, i cili sapo ishte transferuar në këtë televizion.

Ndërkohë, sot, po në një intervistë për ‘Panorama Plus’, Vasili është pyetur për deklaratat e kolegut të saj. Ajo u shpreh se ‘Studio e Hapur’ konkurron me vetveten, ndërkohë që emisionet e tjera janë telenovela turke që vijojnë prej 20 vitesh. Pak muaj më parë, ‘Opinion’ festoi 20 vjetorin e transmetimit të parë.

“Studio e hapur” është një program që konkurron mbi të gjitha me vetveten, duke qëndruar fanatike e misionit të gazetarit. Gjithçka tjetër është telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh. Kurbat e paguara të audiencës që vendosen nëpër tavolina kafenesh apo portale të ndryshme, nuk më shqetësojnë apo kompleksojnë”, ka thënë Vasili.

Lubonja rikthehet si opinionist i përjavshëm, ku do të shfaqet çdo të enjte

Të fundit