Flash News

KRYESORE

‘Ka pjesën më të madhe të zemrës time'/ Eneda tregon personin e preferuar

Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Sa i përket jetës private, preferon të mos flasë shumë. E ftuar mbrëmë në  “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Eneda është pyetur nëse është dikush në zemrën e saj dhe këngëtarja e njohur ka pohuar qëështë vetëm vajza e saj.

“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, është shprehur Eneda Tarifa.

“Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë?”,e ka ngacmuar më tej Anita Haradinaj.

“Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë”, tha më tej këngëtarja.

Të fundit