Flash News

KRYESORE

Ka probleme me drejtorin sportiv, "Sky Sport UK" zbulon të ardhmen e Messit

Ka probleme me drejtorin sportiv, "Sky Sport UK" zbulon të

“Sky Sport UK” pretendon se ka zbuluar një lajm shumë të rëndësishëm. Sipas kësaj medie, me gjithë problemet që po kalon aktualisht në "Camp Nou", Leo Messi nuk po mendon që të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi argjentinas është i vendosur të qëndrojë dhe të rishikojë kontratën e tij aktuale me katalanasit. Ai dëshiron që vit pas viti të shohë situatën në klub dhe të njihet me projektin e klubit.

Objektivi i drejtuesve katalanas është që të fiksojnë një takim me babain e sulmuesit, Jorge Messi. Messi e ka ndjerë të domosdoshme të mbrojë veten dhe ekipin pas akuzave të drejtorit sportiv Eric Abidal dhe nuk ka patur ndërmend të shfaqë ndonjë problem tjetër me klubin.

Të fundit