Flash News

KRYESORE

“Ka prova se virusi doli nga laboratori i Wuhan”, mediat kineze sulmojnë sërish Pompeo-n: Ka humbur busullën morale

“Ka prova se virusi doli nga laboratori i Wuhan”, mediat kineze

Mediat shtetërore kineze kanë sulmuar sërish Sekretarin e Shtetit Amerikan Mike Pompeo, pas deklaratave se “ka prova se virusi corona doli nga laboratori kinez”.

Mediat kineze nuk kanë kursyer as ish këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon, ku shkruajnë: "Pompeo dhe Bannon janë me të vërtetë një palë gënjeshtare dhe kllounë natyralë", ishte titulli nga fjalët e Partisë Komuniste Kineze, në ‘People Daily’.

Ndërkohë në një editorial gazeta kineze Global Times shkruante se Pompeo ishte “një politikan i degjeneruar dhe se kishte për qëllim mashtrimin e votuesve amerikanë përpara zgjedhjeve të ardhshme".

“Është e parashikueshme që ky politikan, i cili ka humbur busullën e tij morale, do të vazhdojë të befasojë botën me teoritë e tij absurde dhe faktet e paqena", thuhet në koment.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës nuk ka dhënë ende komente në mënyrë specifike për pretendimin e Pompeos.

Të fundit