Flash News

KRYESORE

Ka realizuar 7 teste dhe 49 ditë karantinë, pa asnjë simptomë: Rezulton sërish pozitiv

Kryebashkiaku i Cremona-s në Itali është një rast i veçantë pasi ka bërë 7 teste për COVID-19, ka qëndruar 49 ditë i karantinuar dhe ka rezultuar sërish i infektuar me koronavirus.

Diego Vairani, që ndodhet në izolim prej 49-ditësh, që nga 9 marsi kur rezultoi pozitiv nga tamponi i parë.

“Çfarë ndodh në këtë rast? Asgjë, tamponi i radhës më 30 prill ose 4 maj. Rri në pritje. I sëmurë, por pa asnjë simptomë. Kur thoshim shpesh se njerëzit janë bërë më pak socialë, ndoshta gabonim rëndë. Sot të duhet të karantinohesh dhe befas kupton se raporti i vërtetë nuk është me njerëzit, por me natyrën dhe ato gjëra që kalojnë si pa u vënë re për shkak të përditshmërisë sonë,”- është shprehur ai.

Të fundit