Flash News

KRYESORE

Ka shkëlqyer në Champions, Bayern në garë me Barcelonën për një mbrojtës

Ka shkëlqyer në Champions, Bayern në garë me Barcelonën

Dayot Upamecano është "gjahu" i ri i dy prej klubeve më të rëndësishme në kontinent, Bayern dhe Barcelona.

Klubi bavarez planifikon shitjen e Jerome Boatengut për të blerë francezin. Leipzig do të humbte një nga lojtarët kryesorë dhe kjo është skuadër rivale e Bayern-it në Bundesligë. Goditje me mend, apo jo?

Barcelona, ndërkohë, nuk heq dorë lehtë. Sipas portalit Le10Sport, katalanasit janë mahnitur nga paraqitjet e qendërmbrojtësit në Champions League.

Ai kushton rreth 50 mln euro, shifër krejt e përballueshme për kryesuesit e La Ligës. Kështu edhe për rekordmenët e Bundesligës, por e gjitha varet nga dëshira e vetë lojtarit.

Të fundit