Flash News

KRYESORE

“Ka shkelur ligjin”, LSI padit në Prokurori kryeministrin Rama

“Ka shkelur ligjin”, LSI padit në Prokurori kryeministrin Rama

Fushata elektorale duket se vijon të nxisë tensione mes PS dhe LSI.

Sot, LSI ka depozituar një padi ndaj kryeministrit Edi Rama në Prokurori, pas thirrjeve të tij nga Berati për përfshirjen e policisë në fushatë.

Sipas LSI deklaratat e Ramës janë në kundërshtim me ligjin dhe thyejnë moralin e detyrës së kryeministrit.

 “Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marre vota për PS. Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet”, deklaron LSI.

Të fundit