Flash News

E-TJERA

A ka më vend për Xhakën në Kombëtare? De Biasi bën publik vendimin

A ka më vend për Xhakën në Kombëtare? De Biasi bën

Ka nisur tashmë një “ping-pong” mes futbollistit Granit Xhaka dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.  Në një intervistë për të përditshmen zviceriane “Blick”, De Biasi është shprehur se nuk ka shenjtorë në ekip dhe se Xhaka nuk është Maradona apo Pele.

Një ditë më parë ishte Taulant Xhaka ai që foli për trajnerin, ku sipas mesfushorit De Biasi nuk i kishte thënë ndonjë arsye pse nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Italisë.

Reagimi i teknikut italian kësaj here ka ardhur nga gazeta zvicerane “Blick”, e interesuar shumë mbi këtë çështje. De Biasi nuk i ka mbyllur derën e Kombëtares Xhakës, duke u shprehur se ky vendim i takon futbollistit.

Se kush ka të drejtë, këtë mund të gjykojë secili me mendjen e vet, por që harmonia në përfaqësuesen kuqezi është krisur, kjo është e qartë tashmë.

Intervista:

Gianni De Biasi, si jeni?

Jo mirë.

Pse?

Sepse kemi humbur në Itali dhe shanset tona për kualifikim priren drejt zeros tashmë.

Çfarë ka ndodhur me Xhakën?

Pasi nuk luajti ndaj Italisë, me ka dërguar një SMS me shkrim, ku më thoshte se po kthehej te Basel, për t’u trajnuar atje.

Çfarë i thatë ju?

Natyrisht, i thashë se për mua nuk ka shenjtorë në ekip, nuk ka Maradona dhe Pele. Kjo do të thotë… Që të gjithë janë të barabartë. Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet e trajnerit.

A e kuptoni reagimin e Taulantit?

T’ju them të drejtën ky veprim, në këtë mënyrë, nuk erdhi si një e papritur për mua. Edhe në Kampionatin Europian 2016, në Francë, ka bërë një sjellje të papranueshme, për shkak se ishte thjesht një zëvendësues.

Pse nuk luajti ai ndaj Italisë?

Ai ka luajtur çdo ndeshje kualifikuese, veç njërës. Kundër Italisë kisha plane të tjera taktike.

A ka Taulant Xhaka ende të ardhme në Kombëtaren e Shqipërisë?

Kjo është pyetje për atë, jo për mua.

Po me Amir Abrashin, çfarë ka ndodhur?

Amiri ka probleme në gju. Ne kemi bërë çdo gjë, që ai të mund të jetë gati në Palermo. Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ka ikur nga kombëtarja tani, e ka një kuptim. Me rëndësi është që të jetë i shëndetshëm përsëri. Me të ka zero probleme.

Po me tifozët shqiptarë çfarë ndodhi?

Ndeshja ishte pranë ndërprerjes përfundimtare për shkak të tyre…Unë nuk e kuptoj. Në pesë vitet e fundit, sa e drejtoj unë Shqipërinë, kurrë nuk kemi pasur problem me tifozët tanë.

A iku tashmë treni i kualifikimit për Shqipërinë?

E kisha thënë që në fillim të eliminatoreve, që normalisht nuk kishim shanse në këtë grup. Do të kisha preferuar të luaja kundër Letonisë, si Zvicra. Në atë rast, me shumë mundësi do të fitonim.

Të fundit