Flash News

KRYESORE

Ka veti shëruese për shumë sëmundje, lulja që kushton 50.000 euro për kilogram

Ka veti shëruese për shumë sëmundje, lulja që kushton

Primula Veris, një bimë aromatike e familjes Primulacea, që rritet në lartësinë 700-2.300 metra, dhe gjendet me bollët në shumë zona malore të Greqisë.

Kjo lloj bime quhet ndryshe “Lulja e Darvinit” apo “Primula e pranverës”, dhe ka vlera të larta tregtare për shkak të vetive kuruese që mbart.

Çmimi i kësaj luleje mund të shkojë deri në 50.000 euro kilogrami, kryesisht në tregun gjerman apo dhe vende të tjera të Evropës.

Ajo është një ndër bimët më efektive në shërimin e dhimbjeve të kokës, kollës, qetësimin, sëmundjet bronkiale, sëmundjet kronike, etj.

“Lulja e Darvinit” është mjaft e kërkuar në tregun evropian pasi është edhe më kualitative sipas analizave të bëra nga institute gjermane.

Kjo bimë përmban saponie dhe esencë glykocide, prandaj ka efekte shëruese të sëmundjeve të lartpërmendura.

Pjesët që përdoren për kurën janë lulja dhe rrënjët.

Të fundit