Flash News

KRYESORE

Ka vjedhur dhe ka hyrë në burg, këto nuk janë të vetmet prapësi të Ermal Fejzullahut

Ka vjedhur dhe ka hyrë në burg, këto nuk janë të vetmet
Ermal Fejzullahu është një nga këngëtaret që pëlqehet shumë nga publiku shqiptar dhe ka qenë gjithnjë larg skandaleve. Por Ermali nuk qenka kaq ‘i mirë’ sa e mendojmë ne. Në një intervistë për “Prive.al” ai ka treguar se edhe ka vjedhur e madje ka hyrë edhe në burg. E pathëna e parë i Ermalit është se, që prej moshës 16-vjeçare ka drejtuar makinën pa patentë. Sigurisht që e ka ndaluar policia por justifikimi i tij ka qenë ky: E kam harruar në shtëpi. Sekreti i dytë lidhet me një këngë të vjedhur që ka publikuar në 2011-n:

“Në vitin 2011 kam pasur një bashkëpunim me Mimoza Shkodrën, por që u fshi nga Youtube sepse kënga ishte e huazuar!”, ka treguar këngëtari i njohur.

Ermali ka qenë edhe fans i muzikës rrock dhe mos t’ju vijë çudi që sot bën muzikë popullore. Ai ka treguar gjithashtu për herë të parë se pesha e tij ka arritur mbi 105 kg.

Të fundit