Flash News

KRYESORE

Kabineti i ri i Gjermanisë, Angela Merkel zgjedh në qeveri kundërshtarin më të madh brenda partisë

Kabineti i ri i Gjermanisë, Angela Merkel zgjedh në qeveri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vendosi të emërojë ministër në qeverinë e ardhshme kundërshtarin e saj kryesor brenda partisë konservatore, me shpresën për të qetësuar revoltën në rritje të krahut të djathtë të lëvizjes.

Jens Spahn, kreu i kundërshtarëve të kursit politik centrist të kancelares dhe mbështetës i një ndryshimi të qëndrimit më djathtas të kristian-demokratëve të CDU-së, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të bëhet ministër i Shëndetësisë.

Jens Spahn, 37 vjeç mbajti postin e sekretarit të Shtetit në qeverinë e mëparshme, në Ministrinë e Financave.

Ai u dallua prej disa muajsh për kritikat ndaj politikës migratore bujare të Angela Merkel, që mbështeti ardhjen e më shumë se një milion azilkërkuesish në vend.

Ai propagandoi gjithashtu për një ndryshim konservator të orientimit të CDU-së, për çështjet që lidhen me identitetin, për të rifituar një pjesë të votuesve të larguar drejt ekstremit të djathtë të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Merkel ka propozuar gjithsej gjashtë emra për ministra dhe midis tyre ka konfirmuar Ursula von der Leyen në postin e ministres së Mbrojtjes. Pjesa tjetër e kabinetit qeveritar do të plotësohet me propozimet e SPD-së.

Propozimet:

Ministër i Shëndetësisë - Jens Spahn

Ministër i Ekonomisë - Peter Altmaier

Ministre e Mbrojtjes - Ursula von der Leyen

Ministër i Agrikulturës - Julia Kloeckner

Ministër i Edukimit - Anja Karliczek

Shef Stafi - Helge Braun

Të fundit