Flash News

KRYESORE

Kabineti i ri, Rama rikonfirmoi 6 ministra, po aq sa Berisha në 2009-ën

Kabineti i ri, Rama rikonfirmoi 6 ministra, po aq sa Berisha në

Emrat e ministrave të rinj të qeverisë së dytë të kryeministrit Edi Rama do të jenë shumë shpejt në tryezën e presidentit Ilir Meta për t’u dekretuar dhe më pas do nisin punën për katër vjeçarin e ardhshëm.

Ndryshe nga qeveria e parë që kishte 20 ministra (përfshirë zv/kryeministrin), Rama e ka reduktuar në 14 numrin e ministrave në qeverinë e re. Nga këta 14 ministra, ai ka rikonfirmuar të paktën gjashtë nga qeveria e parë.

Ky numër është i njëjtë me numrin e ministrave që Sali Berisha rikonfirmoi në qeverinë e dytë të drejtuar prej tij, në vitet 2009-2013.

Kabineti i dytë i Ramës ka një ministër më pak se kabineti i dytë i Berishës, ndërkohë ish-kryeministri demokrat ‘sakrifikoi’ disa prej figurave të PD-së për shkak të ministrive që mori në drejtim LSI.

Në vëzhgim nga Politiko.al janë marrë vetëm emrat e ministrave të parë në çdo kabinet dhe jo ata që kanë zëvendësuar në mes apo në fund të mandatit kolegët e tyre.

Qeveria Berisha (2009)

Ilir Meta                   Zëvendës/kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Genc Pollo               Ministër Shteti për Reformat (Rikonfirmuar- Ministër i Arsimit, 2005)

Petrit Vasili             Ministër i Shëndetësisë

Dritan Prifti             Ministër i Energjetikës & Tregtisë

Majlinda Bregu        Ministre e Integrimit

Sokol Olldashi         Ministër i Transporteve, Punë Publike (Rikonfirmuar- Ministër i Brendshëm, 2005)

Bujar Nishani           Ministër i Drejtësisë

Lulzim Basha         Ministër i Brendshëm (Rikonfirmuar- Ministër i Transportit, 2005)

Spiro Ksera              Ministër i Punës e Çështjeve Sociale

Fatmir Mediu           Ministër i Mjedisit (Rikonfirmuar- Ministër i Mbrojtjes, 2005)

Genc Ruli                 Ministër i Bujqësisë e Ushqimit

Ferdinand Xhaferri  Ministër i Turizmit e Kulturës (Rikonfirmuar- Ministër i Ekonomisë, 2005)

Ridvan Bode            Ministër i Financave (Rikonfirmuar- Ministër i Financave, 2005)

Arben Imami           Ministër i Mbrojtjes

Myqyrem Tafaj        Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Qeveria Rama (2017)

Senida Mesi                 Zëvendës/kryeministre

Pandeli Majko             Ministër Shteti për Diasporën

Sonila Qato                  Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve:

Ditmir Bushati             Ministër i Jashtëm (Rikonfirmuar- Ministër i Jashtëm, 2013)

Fatmir Xhafaj               Ministër i Brendshëm

Olta Xhaçka                  Ministre e Mbrojtjes

Etilda Gjonaj                Ministre e Drejtësisë

Mirela Kumbaro          Ministre e Kulturës (Rikonfirmuar- Ministre e Kulturës, 2013)

Arben Ahmetaj            Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës (Rikonfirmuar- Ministër i Ekonomisë, 2013)

Lindita Nikolla              Ministre e Arsimit dhe Rinisë (Rikonfirmuar- Ministre e Arsimit, 2013)

Ogerta Manastirliu       Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social

Damian Gjiknuri            Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (Rikonfirmuar- Ministër i Energjisë, 2013)

Niko Peleshi                   Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Rikonfirmuar- Zv/kryeministër, 2013)

Blendi Klosi                    Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Të fundit