Flash News

KRYESORE

Kaçe i jep lamtumirën ekipit të Panathinaikos, kthehet sërish te PAOK

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe,  i cili ishte i huazuar tek Panathinaikos, i ka dhënë lamtumirën përfundimisht ekipit grek me mbylljen e sezonit në Greqi.

Pas humbjes së skuadrës së tij me rezultatin 2-1 ndaj Ksanthi, Kaçe ka falenderuar ekipin e Panathinaikos nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Sot ishte ndeshja ime e fundit. Faleminderit Panathinaikos. Faleminderit trajner, faleminderit skuadrës, faleminderit ju tifozëve dhe të gjithë të tjerëve që më mbështetët nga dita e parë e deri në fund. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, ka shkruar futbollisti shqiptar në ‘Instagram’.

Kaçe tashmë pritet  të kthehet te PAOK, i cili zotëron kartonin e tij, por me shumë mundësi gjatë verës do të transferohet në radhët e një skuadre tjetër, në formë huazimi apo transferim përfundimtar.

Kujtojmë se mesfushori u huazua te skuadra e qytetit të Athinës nga PAOK, por për shkak të situatës financiare në klub, Panathinaikos e pati të pamundur që të blejë kartonin e tij.

Të fundit