Flash News

KRYESORE

“Kacifas” rrëzohet në Parlamentin Evropian; eurodeputetët grekë flasin për spastrim dhe terror

“Kacifas” rrëzohet në Parlamentin Evropian;

Është hedhur poshtë propozimi i eurodeputetit grek, Nikos Marias, që çështja e Kostandinos Kacifas të diskutohej në seancën së hënës të Parlamentit Evropian. Marias kërkoi që në seancë të diskutohej për vdekjen e 35 vjeçarit në fshatin Bularat të Gjirokastrës dhe për minoritetin grek në Shqipëri.

Por eurodeputetët e Partisë Popullore Europiane, përfshirë kryetarin Manfred Ëeber, socialistët, liberalët dhe të gjelbrit votuan kundër këtij propozimi, ndërsa të majtët dhe kryetarja e tyre, Gabriela Zimmer, abstenuan.

Me 208 vota kundër, 48 pro dhe 20 abstenime, propozimi i eurodeputetit nga Greqia u hodh poshtë.

Nga 27 eurodeputetë grekë dhe qipriotë që ndodhen në PE, 17 nuk u paraqitën në seancë, dy votuan kundër, ndërsa tetë të tjerë votuan pro propozimit, përfshirë Eleni Theocharous, e cila u shpall ‘non grata’ nga Shqipëria.

Eurodeputeti Marias shpërtheu në seancë në akuza dhe trillime për ngjarjen e Bularatit. Ai deklaroi se Kacifas u vra nga policia shqiptare në kuadër të një operacioni spastrimi, në ditën e përvjetorit kombëtar të Greqisë, më 28 tetor. Eurodeputeti akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se e ka mbështetur politikisht këtë akt.

Mashtrimet e Nikos Marias shkuan deri aty sa pretendoi se në funeralin e 35 vjeçarit u ushtrua terror, ndonëse pamjet filmike janë publike. Ai tha gjithashtu se ndaj minoritetit grek në Shqipëri ushtrohet presion i vazhdueshëm.

Të fundit