Flash News

KRYESORE

Kadare mbush 84 vjeç, urimi i Metës për ditëlindje: Datë e shënuar për mbarë kombin shqiptar

Kadare mbush 84 vjeç, urimi i Metës për ditëlindje:

Presidenti Ilir Meta ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare në 84-vjetorin e ditëlindjes.

Sipas Metës, kjo datë është e shënuar jo vetëm për familjen e gjeniut të letrave shqipe, por edhe për mbarë kombin.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur”, shprehet Meta.

Të fundit