Flash News

KRYESORE

Kadilli kujton Maks Velon: Ndër njerëzit e paktë me atë kurajo refuzimi në diktaturë

Kadilli kujton Maks Velon: Ndër njerëzit e paktë me atë

Ish deputeti Fatbardh Kadilli përmes një mesazhi në Facebook ngushëllon ndarjen nga jeta të piktorit dhe arkitektit Maks Velo.

Në mesazhin e tij Kadilli kujton bisedat me Velon në fundin e viteve 80’, dhe paraqet veprwn e Velos në pikturë të titulluar 'Pushkatimi'.

Ish deputeti shkruan se Velo ishte ndër të paktët njerëz që në kohën e diktaturës kishin atë kurajo refuzimi.

Mesazhi i plotë

Maks Velo iku ne jeten e amshuar! Ndoshta do te gjeje paqe me engjejt!

Jetoi me nerv, jetoi me shqetesim, jetoi me kurajo, jetoi me force.

Pak njerez ne kohen e diktatures kishin ate kurajo refuzimi qe kishte Maksi. I qarte, i vendosur, i shpallur ne distancimin sfidues ndaj komunizmit. Perbuzes ndaj bashkepunetoreve dhe te perkulurve perball pushtetit.

Vitet e fundit, prej angazhimit tim ne politike kemi qene larg.

Sot qe nuk eshte me kujtoj me respekt bisedat e gjata politike ne shetitjet ne oret e vona me qenin e tij Borin ne Bulevard ne fundin e viteve '80. Kujtoj hapjen e ekspozites se tij te pare, ..... kujtoj shume nga ato qe e benin te vecante.

Qofsh mire me Zotin Maks!

Të fundit