Flash News

KRYESORE

Kadilli publikon faktet nga mediat e huaja: Ky është imazhi i Shqipërisë nën drejtimin e Ramës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka publikuar sot raportimet e mediave të huaja për Shqipërinë, si sera e madhe e drogës së Europës.

Sipas tij, ajo që shkruajnë mediat e huaja, është imazhi i Shqipërisë nën drejtimin e Ramës. Kadilli shton se me Lleshërat e paraardhësit e tij rilindas, Shqipëria u bë Kolumbia e Europës.

“Lleshit i ka zënë truri lesh, ndërsa Rama ka frikë se i ka rënë eksporti. Me Lulzim Bashën ministër të Brendshem, shqiptarët siguruan lëvizjen e lirë. Me Lleshërat e paraardhësit e tij rilindas, Shqipëria u bë Kolumbia e Europës.

Kjo është e vërteta që di sot çdo shqiptar o Llesh. Notat e sjelljes politike i vënë shqiptarët, nuk i vë dot ti, që me politikën ke vetëm lidhjen e shërbyesit robotik.

Ky është imazhi i Shqipërisë nën drejtimin e Ramës. Ky është eksporti i vetem i qeverisjes Rama”, shprehet Kadilli në Facebook.

Të fundit