Flash News

KRYESORE

Kafe dhe cigare, kombinimi më i rrezikshëm për zemrën

Kafe dhe cigare, kombinimi më i rrezikshëm për zemrën

Shumica e njerëzve që konsumojnë duhanin preferojnë që në shumicën e kohës, sidomos kur ndodhen mes miqsh, cigaren ta shoqërojnë me kafe.

Por sipas hulumtuesve grekë, kafja e shoqëruar me cigare është një ndër dëmtuesit kryesorë të zemrës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kur kafja dhe cigaret konsumohen njëherësh, ato bëhen elementë rreziku për sistemin kardiovaskular.

Pas eksperimenteve dhe testimeve të ndryshme me dhjetëra njerëz, hulumtuesit zbuluan se ekziston një rritje e madhe e ngurtësisë arteriale tek ata që pinë kafe dhe cigare njëkohësisht.

Ekspertët e shëndetësisë kanë bërë thirrje të bëhet  kujdes, pasi kjo njihet si diçka që shkakton shumë komplikime shëndetësore.

Të fundit