Flash News

KRYESORE

Kafe me deputetin Salianji, Ahmetaj jep detaje: U takuam falë gazetarit Edi Manushi

Kafe me deputetin Salianji, Ahmetaj jep detaje: U takuam falë gazetarit Edi

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka sqaruar se takimi me deputetin e PD-së, Ervin Salianji në një nga lokalet e kryeqytetit ishte i rastësishëm. Në studion e lajmeve të News 24, Ahmetaj me shaka u shpreh se donte ta helmonte Salianjin por se nuk e zuri helmi.

“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo e kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, deklaroi Ahmetaj duke shtuar:

“Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet. Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë.  Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, përfundoj Ahmetaj.

Salianji u tërhoq pak ditë më parë nga posti i Sekretarit të Grupit Parlamentar te PD, pas numërimit të votave në Këshillin Kombëtare që e shpallen atë jo fitues.

Të fundit