Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kajmaku i përgjigjet PD-së: E vërteta vonon por nuk harron, në Greqi kam hyrë disa herë

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i është përgjigjur sërish PD-së, që publikoi të tjera dokumente, në lidhje me akuzat se ai ka qenë i arrestuar në Greqi më parë.

Ai tha se ka hyrë dhe ka dalë në Greqi, disa herë para se të përzgjidhet si kandidat për bashki, gjë që vërteton se nuk ka qenë kurrë i dënuar, e aq më tepër i arrestuar në Greqi.

Si provë, ai publikoi edhe vulat në pasaportën e tij. Ndërsa për emrin tjetër Jorgo Toto, ai ripërsëriti që ky ka qenë një emër që ka përdorur në shtetin helen për të punuar.

"Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret.

Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot", shkroi Kajmaku në profilin tij në Facebook.

Të fundit