Flash News

KRYESORE

Kaka drejt rikthimit tek Milani: Do vij në San Siro të testoj terrenin

Kaka drejt rikthimit tek Milani: Do vij në San Siro të testoj terrenin

Ish-futbollisti i Milanit, Ricardo Kaka është drejt rikthimit te Milani, këtë herë ndoshta në një rol drejtues.

Në një intervistë për mediat italiane, braziliani ka pranuar se do të vijë në San Siro për të bërë diçka më shumë për kuqezinjtë krah Leonardos.

“Nuk e kam idenë. Për momentin dua të qëndroj pranë familjes sime në Brazil dhe nuk mund ta imagjinoj një impenjim fiks. Mund të vij në Itali për motive personale, kështu që do të kem mundësi për të testuar terrenin. Do të jem në “San Siro” si tifoz, por pa dyshim që do të doja të bëjë diçka më shumë për Milanin. Është çështje kohe”, tha Kaka.

Fituesi i Topit të Artë foli edhe për gjendjen aktuale të “djallit” dhe gjithashtu edhe për ish-shokun e skuadrës tek Reali, Cristiano Ronaldon.

“Për futbollin italian është shumë bukur që e ka afruar. Rrit shikueshmërinë, afron sponsorët dhe shton interesin e mediave nga e gjithë bota. Kampionët e mëdhenj, nëse do të kenë mundësi për t’u transferuar në Serina A, do të mendohen gjatë. Cristiano sjell gjëra pozitive në sistemin e futbollit italian, jo vetëm tek Juventusi”, u shpreh braziliani.

Të fundit