Flash News

KRYESORE

Kaká duket se ka një pasues, Real Madrid gati të paguajë klauzolën

Nëse një futbollisti i vendoset prapashtesa "inho", automatikisht vlera e tij shtohet me nja 30-40 mln euro. Ky është një rregull i pashkruar në futboll.

Një djalë brazilian i cili luan për Sao Paulon po etiketohet si pasuesi i legjendës Kaká dhe ka klauzolë largimi 50 mln euro, por nuk e ka një mbiemër të tillë. Ai quhet Igor Gomes. Me siguri, ky 21-vjeçar nuk e ka rastësisht një vlerë të tillë.

Ai është shumë i ngjashëm me ish-futbollistin e Milanit, i cili më parë ka luajtur edhe te Real Madridi. Klubi madrilen është gati ta paguajë klauzolën e mesfushorit, i cili deri tani ka shënuar 5 gola me skuadrën aktuale dhe ka regjistruar 44 paraqitje.

A do të jetë ky djalë si Kaká? Mbase po, mbase jo. Florentino Perez luan bastin...

https://youtu.be/-NXK3UuGuPU

Të fundit