Flash News

KRYESORE

Kaka motivon tifozët e Milanit: Zemra më rreh kuqezi, Pioli...

Kaka motivon tifozët e Milanit: Zemra më rreh kuqezi, Pioli...

Ricardo Kaka është ende me zemër në Milano, aty ku shkroi historinë e tij të artë me fanellën kuqezi. Meqë trajneri i ri i Milanit, Stefano Pioli, debuton këtë të dielë kundër Lecces, braziliani i ka dhënë zemër duke folur për mikrofonat e "Sky Italia".

"Shohim se si do të shkojë, Pioli sapo ka marrë detyrën dhe duhet kohë. Mendoj se është e vështirë për të kuptuar çfarë po ndodh, kur nuk je në brendësi të klubit. Shpresoj që Milani të kthehet aty ku e ka vendin", ka deklaruar Kaka.

Braziliani nuk e harron të kaluarën e tij dhe ende mendon për skuadrën e tij të zemrës. "Si milanist që jam, dua që gjërat të shkojnë sa më mirë për Milanin. Zemra ime ende rreh kuqezi", - ka shtuar ai. Kaq mjafton që tifozëve të Milanit t'iu bëhet mishi kokrra.

Të fundit