Flash News

KRYESORE

Kakavijë, arrestohen 3 emigrantë: U futën ilegalisht në Shqipëri, pasi refuzuan karantinën me lekët e tyre

Kakavijë, arrestohen 3 emigrantë: U futën ilegalisht në

Policia e Gjirokastrës arrestoi 3 shtetas të cilët akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit. Tre të arrestuarit janë dnëshkuar edhe më parë për kalim të paligjshëm të kufirit, raporton Policia e pikës doganore në Kakavijë. Por si qëndron historia e këtyre shtetasve? Nga ajo që raporton Policia në komunikatën zyrtare, dyshohet se tre të arrestuarit janë emigrantë.

Ata ishin paraqitur në Doganën e Kakavijës për të hyr në Shqipëri. Policia Kufitare i ka njohur me rregullin e vetëkarantinimit për 14 ditë me shpenzimet e tyre. Por emigrantët nuk e kanë pranuar këtë gjë, dhe janë kthyer përsëri në Greqi. Megjithatë, ata janë futur në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit të gjelbërt, ku dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare.

“Nisur dhe nga situata aktuale e pandemisë, këta shtetas përbëjnë rrezik potencial në përhapjen e pandemisë duke shmangur me veprimet e tyre detyrimet që u lindin në bazë të kuadrit ligjor për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve ngjitëse në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër i arrestuan në flagrancë shtetasit G. K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë”, njofton Policia ndër të tjera. Ndërkohë hetimet do t`i vijojë Prokuroria e Gjirokastrës.

Të fundit