Flash News

KRYESORE

Kalari mesazh të qartë ekipit, tregon të ardhmen e Partizanit

Kalari mesazh të qartë ekipit, tregon të ardhmen e Partizanit

Trajneri momental i Partizanit, Renaldo Kalari, ka folur nga një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Vllaznisë që do të luhet nesër prej orës 16:00, në stadiumin "Selman Stërmasi". Ai e nisi me humbjen aventurën e tij me të kuqtë në ndeshjen kundër Teutës.

Humbjet radhazi - "Të jemi realistë, nuk është një nga ato situatat e mira. Tri rezultate negative ndikojnë te skuadra psikologjikisht dhe moralisht, por jemi Partizani dhe brenda vetes duhet të gjejmë forca për t’u ringritur. Pas ndeshjes me Vllazninë do të flasim dhe të gjejmë përgjegjësitë te secili prej nesh". 

Mungesat - "Partizani ka një organikë shumë të madhe lojtarësh, të gjithë janë të rëndësishëm. Pra, i kemi forcat për maksimumin, kemi lojtarë të tjerë për t’i zëvendësuar këto mungesa. Shpresoj që zëvendësuesit të japin më të mirën e mundshme. Lojtarë të pazëvendësueshëm nuk ka në asnjë skuadër".

Vllaznia - "E vlerësojmë maksimalisht këtë sfidë, për veten tonë në radhë të parë, sepse na duhen pikët. Duam t’i bëjmë një mbyllje të mirë këtij viti. Jemi të përqendruar tek ajo që duhet të bëjmë vetë, jo ajo që ka bërë Vllaznia në transfertë. Nesër do të jetë një ndeshje e re për të dyja skuadrat”. 

Të fundit