Flash News

E-TJERA

Kalifornia në flakë, evakuohen 50 mijë persona (Foto)

Prej 3 ditësh Kalifornia gjendet nën kërcënimin e flakëve të zjarrit, të cilat vazhdojnë të përhapen nga era e fortë. Deri tani mësohet se janë rreth 50 000 persona që kanë marrë urdhër të evakuohen  nga banesat e tyre në Veri të Los Angelos, raporton New York Times.

Sipas forcave zjarrfikëse, flakët kanë përfshihër rreth 2000 hektarë tokë brenda pak orëve, ndërkohë që kërcënojnë banesat e Santa Claritas, një qytet që ndodhet 65 kilometra në Veri të Los Angelos.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave të këtij qyteti ditën e djeshme, si dhe të disa rrugëve kryesore gjatë orëve të pikut, në mënyrë që rruga të ishte e lirë për lëvizjen e ambulancave dhe zjarrfikëseve.

Të fundit