Flash News

KRYESORE

Kalifornia përfshihet nga flakët, 1 person i vdekur dhe mijëra të evakuuar

Kalifornia përfshihet nga flakët, 1 person i vdekur dhe mijëra

Për shkak të flakëve të përhapura me shpejtësi në zonën veriore të Los Anxhelesit, mijëra persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Flakët filluan të përhapeshin një ditë më parë në qarkun jugor Ventura dhe dogjën 4.000 hektarë tokë brenda disa orëve.

 Nga raportimet e para mësohet se një person ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik pasi po përpiqej të largohej me nxitim nga flakët.  Gjithashtu mësohet se dy godina janë shkatërruar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, sipas raportimeve.

Në vendin e ngjarjen kanë shkuar qindra zjarrfikës të cilët punuan përgjatë natës për të parandaluar përhapjen e zjarrit, ndërkohë që shkollat dhe hapësirat e lira janë kthyer në qendra emergjence. Kujtojmë se pjesa veriore e Kalifornisë u përfshi nga zjarre të fuqishme në tetor dhe si pasojë, 13 persona mbetën të vdekur dhe mijëra struktura u shkatërruan.

Të fundit