Flash News

KRYESORE

Kalimi i Ronaldos te Juventus pothuajse zyrtar. Moggi: Ka kryer testet mjekësore

Kalimi i Ronaldos te Juventus pothuajse zyrtar. Moggi: Ka kryer testet

Kalimi i Cristiano Ronaldos te italianët e Juventuesit është pothuajse zyrtar. Kjo konfirmohet nga mediat e Italisë dhe Spanjës, të cilat e kanë patur në qendër të vëmendjes këtë çështje gjatë ditëve të fundit.

Sipas ish-drejtorit sportiv të Juventusit, Luciano Moggi, portugezi ka nënshkruar tashmë kontratën me klubin bardh e zi dhe ka kryer testet mjekësore në Mynih të Gjermanisë. Edhe gazetari italian, Di Marzio raporton se agjenti i Ronaldos ka njoftuar presidentin e Realit, Florentino Perez, se klienti i tij kërkon largimin nga Madridi.

Mediat raportojnë gjithashtu se pesë herë fituesi i Topit të Artë po kërkon tashmë shtëpi në Torino, ndërsa brenda kampit të Juventusit kanë filluar reagime e para. Menaxheri dhe vëllai i sulmuesit juventin, Higuain, ka deklaruar se Gonzalo dhe Cristiano do të ishin një dyshe perfekte në sulm.

Nga ana tjetër, ‘Marca’ raporton për arsyet e largimit të Ronaldos nga Reali i Madridit dhe duket se shkaku kryesor është Neymar. Perez po përgatitet tani të bëjë dy godije të fuqishme në merkato, me blerjen e Neymar dhe të francezit Mbappe, por kartoni i këtij të fundit mund të arrijë deri në 272 milionë euro.

Të fundit