Flash News

KRYESORE

Kalimi tek Irani dhe kujtimet me Shqipërinë, De Biasi flet në Italiasera

Kalimi tek Irani dhe kujtimet me Shqipërinë, De Biasi flet në

Gianni De Biasi duket shumë pranë kalimit te kombëtarja e Iranit. Media të ndryshme kanë raportuar se ish-trajneri i kombëtares shqiptare ka një akord me federatën e vendit që aktualisht është në konflikt diplomatik me Shqipërinë.

Së fundmi tekniku ka dhënë një intervistë në Italiasera, ku ka folur për shumë tema. "Irani? Aktualisht po merremi me disa detaje dhe gjërat nuk bëhen kurrë pa ardhur firma. Jam i disponueshëm në çdo moment", është shprehur italiani.

"Për Shqipërinë kam mall. Kam punuar gjithmonë me shumë përkushtim atje dhe isha i bindur që rezultatet do të vinin. Në fund ia dolëm të realizonim të pamundurën. Kam shumë të bukura në karrierë. Kualifikimi në Europian me Shqipërinë është numri 1. Kujtimi tjetër i bukur është Modena. Arrita të ndërtoja një skuadër që e nisi nga Serie C dhe mbërriti në Serie A. Fituam në kryeqytet kundër Romës, e cila renditej në vend të dytë".

Të fundit