Flash News

KRYESORE

Kaliniç prezantohet te Atletiko Madrid, por përjashtimi nga Kroacia në Botëror e përndjek kudo

Kaliniç prezantohet te Atletiko Madrid, por përjashtimi nga Kroacia

Sulmuesi kroat, Nikola Kaliniç i dha fund eksperiencës së tij me Milanin për tu transferuar në Spanjë tek Atletiko e Madridit për 14 milion euro.

30-vjeçari menjëherë debutoi me ekipin spanjoll në ndeshjen miqësore ndaj Interit, e cila u fitua nga italianët. “U ndjeva shumë mirë, ishte loja e parë në këtë stadium madhështor. Është fillimi, duhet të mësohem me punën, kolegët e mi, më duhet më shumë kohë”, pohoi ai.

Incidenti në Botëror, ku ai u përjashtu pasi nuk pranoi të luante si zëvëndësues në fazën e grupeve nuk është harruar nga gazetarët, të cilët i kërkuan sqarime në lidhje me sjelljen e tij.

“Nuk kam shumë për të thënë për këtë. Ajo që ndodhi në kombëtare, ndodhi. Ishte një vendim i trajnerit tonë për të mos më llogaritur mua, e pranoj atë. Nuk desha të pranoj medaljen e nënkampionit të botës për shkak se nuk kam luajtur, nuk e kam ndihmuar Kroacinë të merrte atë rezultat të madh. E lë këtë histori prapa, çfarë ndodhi, ndodhi.

Të fundit