Flash News

KRYESORE

Kallashnikov dhe hashash; publikohen fotot e Rexhep Rrajës, djali që ka trazuar politikën

Ky që shihni në foto është Rexhep Rraja, djali që akuzohet nga ish-e dashura për përdhunim dhe dhunë sistematike. ‘Shqiptarja.com’ ka publikuar disa foto nga ‘Instagrami’ i Rexhepit, ku ai shfaqet me armë kallashnikov, makina dhe motorr luksozë, si dhe ka publikuar foto të një peme kanabisi.

Personi që publikon foto me armë dhe kanabis është djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Ditën e djeshme ishte nënkomisar Emiljano Nuhu që denoncoi kërcënimin armë nga xhaxhai i Rexhepit, në prani të dy deputetëve të PS, Rrahman Rraja dhe Taulant Balla, si dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Artan Hoxha publikon disa letra: Nuhu kërkon azil politik. Replikon nënkomisari: Nxirr deklarimin tek SHKB

Të fundit