Flash News

KRYESORE

Kallëzimi i Presidentit për ministren Gjonaj, reagon PD: Veproi si sekretare e Ardian Dvoranit, të japë patjetër llogari

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjitshëm i PD-së, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta lidhur me paralajmërimin që i bëri ministres Gjonaj se do ta kallëzonte në SPAK.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan Etilda Gjonaj duhet të përgjigjet para drejtësisë për shkeljet që e akuzon Presidenti Meta.

Bardhi deklaron se nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK se sa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë se Gjonaj duhet të japë llogari pse veproi si sekretare e Dvoranit.

Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhinë Facebook.

 

 

Të fundit