Flash News

KRYESORE

Kallëzimi penal ndaj Berishës/ Gazetari liston “shpifjet më të rënda”, nga avioni në Divjakë deri te droga e përdhunimet në shkolla

Kallëzimi penal ndaj Berishës/ Gazetari liston “shpifjet më

Sot Policia e Shtetit ka reaguar ndaj denoncimeve që ish-kryeministri Sali Berisha publikon në profilin  e tij në ‘Facebook’, duke njoftuar se do të vijojë me kallëzime penale në Prokurori, duke kërkuar zbardhjen deri në fund të denoncimeve, që i cilëson ‘shpifje’.

Pas këtij reagimi të Policisë së Shtetit gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri ka listuar në profilin e tij në Facebook se cilat janë “shpifjet më të rënda dhe dashakeqe”.

Postimi i plotë:

Shpifësi dixhital

Ministria e Brendshme njoftoi se do të kallëzojë penalisht ish kryeministrin Sali Berisha për shpifje të panumërta ndaj policisë së shtetit.

Më poshtë janë disa nga shpifjet më të rënda dhe dashakeqe.

1-Në Divjakë po bëhet trafik droge me avion nën hundën e policisë së shtetit. Rezultoi shpifje, pasi në të vërtetë avionet po spërkasnin kimikate për mushkonjat me ekspertin italian Riformato.

2-Policia e Shtetit është e përfshirë në trafik droge. Kjo është nje nga shpifjet me dashakeqe që është bërë ndonjëherë ndaj policisë së shtetit. Prova më e fortë për këtë shpifje është fakti së shumë nga ish drejtuesit e policisë së shtetit në vitet 2014-2017 aktualisht janë të arratisur jashtë shtetit dhe janë në kërkim.

3-Përdhunohet e reja nga djali i deputetit, policia e shtetit nuk merr denoncimin. Edhe kjo rezultoi tërësisht shpifje sepse ishte shaka.

4- Kavajë, përdhunohet e mitura në shkollë, policia fsheh ngjarjen. Shpifje e ndyrë, që ka qëllim të denigrojë, delegjitimojë, dekurajojë dhe pengojë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Kjo lista nuk mbaron kurrë, por kaq besoj mjaftojnë për ta arrestuar qytetarin dixhital.

Të fundit