Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kallëzohet në Prokurori kreu i bashkisë Kukës, abuzoi me milionat
KLSH ka kallëzuar në prokurori kreun e bashkisë së Kukësit Bashkim Shehun. Sipas një auditimi gjatë periudhës nga 1 janari 2017 deri në qershor 2017, ka rezultuar që kjo bashki ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 59 milionë lekë, si dhe ka shpenzuar para në mënyrë jo eficente.
Njoftimi i KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 774/1, datë 17.07.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Kukës, për periudhën 01.01.2015 deri më 30.06.2017, me objekt: “Vlerësimi i përputhshmërisë mbi shkallën e zbatimit nga subjekti i audituar i ligjeve, rregulloreve dhe politikave të vendosura”.
Me Vendimin nr. 216, datë 31.12.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Bashkinë Kukës dhe me shkresën nr. 774/18, datë 31.12.2018, i janë përcjellë këtij institucioni rekomandimet përkatëse me karakter organizativ, në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 32 milionë lekë; rekomandime për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale prej 59 milionë lekë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive administrative në lidhje me kryerjen e shpenzimeve me efekt negativ në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet të fondeve publike (3-E-të) në vlerën 65.1 milionë lekë.
Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish në zbatimin e dispozitave përkatëse ligjore e nënligjore në fushën e prokurimeve, sidomos përsa i përket përzgjedhjes së procedurave të prokurimit; përllogaritjes së sasisë së punimeve; hartimit të kritereve për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit; vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë konkurrues; si dhe mosrespektim dhe moszbatim të kushteve të kontratës së nënshkruar midis palëve.
Më konkretisht, nga auditimi i tetë procedurave të prokurimit:
(1) Shërbimi mirëmbajtjes dhe riparimit të automjeteve,
(2) Rikonstruksion i qendrës sociale-Kukës,
(3) Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora,
(4) Mirëmbajtje e rrjetit rrugor rural të Bashkisë Kukës,
(5) Sistemim i Qendrës së fshatit Orgjost,
(6) Rikonstruksion i rrugës Myç-Mëmëz-Vend depozitimi i mbetjeve + ndërtimi i rrethimit të jashtëm të vend depozitimit - Viti 2016,
(7) Mirëmbajtje e rrjetit rrugor rural të Bashkisë Kukës,
(8) Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora, kanë rezultuar shkeljet si më poshtë:
Janë lidhur kontrata duke përdorur procedurën e prokurimit “Negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, në kushtet kur nuk administrohet asnjë dokumentacion teknik dhe ligjor mbi përdorimin e procedurës, si dhe pa negociuar ofertën e paraqitur, për të cilën është lidhur edhe kontrata shtesë.
Janë nënshkruar shtesa kontrate pa disponuar dokumentacionin bazë të kontratës fillestare, pa asnjë preventiv të zërave të punimeve shtesë, si dhe pa asnjë argument apo relacion teknik mbi domosdoshmërinë e kryerjes edhe të zërave për punime shtesë, madje në disa raste për zëra punimesh të cilat nuk ekzistojnë.
Janë vlerësuar dhe shpallur si fitues OE pa provuar nëse kandidatët ofertues me të cilët janë nënshkruar kontratat shtesë plotësojnë minimalisht kërkesat e LPP.
Janë nënshkruar shtesa kontrate për zëra punimesh të ndryshëm nga preventivi bazë, zëra në preventivin shtesë, si dhe volume të cilat nuk përputhen me librezën e masave.
Janë prokuruar për të investuar në një objekt me gati të njëjtat zëra punimesh, të cilat kanë qenë parashikuar që në investimin e parë të kryer nga ish-Komuna Kolsh, kur investimi i parë rezulton brenda periudhës së garancisë 2 vjeçare, duke mos kërkuar nga sipërmarrësi i punimeve korrigjimin e defekteve.
Janë kryer pagesa për “shërbimin e mirëmbajtjes dimërore” të 17 akseve rrugore në muajt Korrik dhe Gusht.
Janë favorizuar sipërmarrësit e kontratave të shërbimit të mirëmbajtjes së rrugëve, nëpërmjet likuidimit të volumeve të punës dhe shërbimeve të pa kryera në fakt, si dhe të pa monitoruara e pa kontrolluara mbi cilësinë e punimeve dhe dëmtimeve në rrugë.
Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore të bëra në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik” dhe Ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 "Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim", të ndryshuar.
Në lidhje me shkeljet e sipërcituara, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, kallëzimin penal nr. 774/19, datë 31.12.2017, ndaj z. B.SH. me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe Titullar i Autoritetit Kontraktor me akuzën e konsumimit të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke e orientuar organin e Prokurorisë që të shtrijë hetimet edhe drejt saktësimit të përgjegjësisë penale të një sërë nëpunësve dhe ish-nëpunësve të tjerë të këtij institucioni të konstatuar me shkelje në Raportin Përfundimtar të Auditimit të KLSH-së
KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkisë Kukës masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhetin e institucionit, kryesisht në administrimin e tatimeve dhe taksave, në vlerën 32 milionë lekë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38