Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kallëzoi zyrtarë të ALUIZNI-t në Prokurori, KLSH publikon detaje: Ja dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit
Këshilli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori dy ditë më parë ish-drejtorin dhe tre ish-përgjegjësa sektori të drejtorisë rajonale të Aluiznit në Korçë si dhe 5 ish-regjistrues dhe 2 nënpunës vendor të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Përmes një njoftimi për mediat KLSH ka publikuar detaje të reja dhe bën me dije se ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 96.2 milionë lekë duke kryer legalizime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugëve kryesore, lumenjve, kanaleve, shtyllave të tensionit të lartë pa dokumentacion.
Njoftimi:
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 222/1, datë 03.03.2017, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Qarku Korçë , me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për periudhën Mars 2015- Mars 2017”.
Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi, që konsistojnë në legalizime të paligjshme, si dhe shkelje në pranimin dhe administrimin e dokumentacionit tekniko- ligjor në miratimin e lejeve të legalizimit, ndër të cilat më kryesoret ishin:
- Në 375 raste, në marrjen e vendimeve në kualifikimin e objekteve informalë, ka dërguar pranë Bashkive në rang Qarku, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e kryer, për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 38,506,651 lekë.
- Në 23 raste është evidentuar një sipërfaqe parcelë ndërtimore brenda/jashtë vijës së verdhë e pa legalizuar prej 8207 m2(në total), me një vlerë prej 18,468,003 lekë, (çmimi i tregut referuar zonave kadastrale), duke shkaktuar mungesë të ardhurash në Buxhetin e Shtetit për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.
- Në 42 raste, legalizimi i objekteve informale është kryer në kundërshtim me dispozitat e ligjit të legalizimit dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, ndër të cilat:
-në 17 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e urbane ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së rrugës nacionale më pak se përcaktimet ligjore, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Për këto shkelje dhe për shumë të tjera, me shkresën Nr. 222/9 datë 06/07/2017 KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për I.B, me detyrë ish drejtor, N.L, ish përgjegjës i sektorit të hartografisë dhe sektorit të legalizimit, si dhe për T.K dhe D.Q, ish përgjegjësa të sektorit të legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal. Shënim. Në faqen në internet të KLSH-së gjendet i plotë Vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 72, datë 30.06.2017 në lidhje me këtë auditim.
15.Auditimi në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programeve të auditimit nr. 285/1, datë 15.03.2017dhe 702/2, datë 15.10.2015 ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme(ZVRPP) Korçë, për periudhën Janar 2014 – Dhjetor 2016 të aktivitetit të këtij institucioni. Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh të ligjeve dhe dispozitave nënligjore në fuqi, ndër të cilat më kryesoret janë:
- Në 5 raste, në Zonat Kadastrale(ZK) ZK 8561, ZK 2307 dhe ZK 3819, fshati Voskopojë janë regjistruar toka sipas Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi(AMTP) dhe AMTP-ve u mungon njëra nga vulat, për të cilat, nuk janë verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtjes së Aktit Administrativ.
- Në 3 raste, ZVRPP Korçë ka regjistruar pasuritë e paluajtshme për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, të cilët kanë përfituar më tepër tokë, se sipërfaqja e përcaktuar në AMTP, në total sipërfaqen prej 7230 m2, e llojit arë.
-Në 2 raste, në ZK 2631 “Mborje”, kanë regjistruar pasuri ‘’Reparti i parafabrikateve i poligonit të ndërtimit’’, me sipërfaqe të përgjithshme 15035 m2 të përfituar nga privatizimi, në mungesë të kontratës së marrëdhënieve me truallin (kontrata e qirasë) ose dokument tjetër si vendim i KKK Pronave, etj., për sipërfaqen 5035 m2 nuk kanë likuiduar vleftën e objektit si dhe qiranë për 5035 m2, për periudhën 3 vjeçare të përdorimit në vlerën 16,714 mijë lekë, për të cilën nuk është paraqitur asnjë dokument financiar vërtetues, që përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.
- Kanë regjistruar pasurinë “Arë” me sipërfaqe 15675 m2, ZK 2631 “Mborje”, bazuar në vendimin nr. 231, datë 26.10.2007 të ZRKK Pronave, Qarku Korçë, nga ku rezulton se për sipërfaqen 15030 m2 është ndryshuar zëri kadastral ‘’Pyll’’ në zërin “Arë”.
-Në 5 raste për sipërfaqe 2733 m2, kanë kryer kalimin nga sistemi hipotekor në sistem regjistrimi, duke lëshuar çertifikata pronësie, edhe pse ka rezultuar se ka rritje të sipërfaqes së truallit në + 449 m2, e pa mbështetur me dokumentacion pronësie.
- Në 1 rast, në ZK 1538 “Drenovë”, kanë regjistruar pasuri ‘’Stalla komplekse të ndodhur tek ish-fusha e aviacionit’’, me sipërfaqe ‘’Ndërtesë’’ 4545 m2 dhe ‘’Truall’’ 10067 m2, të përfituar nga privatizimi, sipas ligjit nr. 7512, datë 10.08.1991, ku sipërfaqja rrjedh nga bashkimi i 5 pasurive, ndërmjet të cilave pasuritë ’Rrugë’’, ‘’Kanal’’, ‘’Shesh”, për një sipërfaqe prej 5003 m2
- Kanë regjistruar Vendimin nr. 56, datë 13.01.2016 të Gjykatës së Rrethit Korçë, për pasurinë 719/1 me sipërfaqe 4,400 m2, duke ndryshuar zërin kadastral nga shkëmb në arë, duke vepruar në kundërshtim me Vendimin nr. 33, datë 08.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese, ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar. Për këto shkelje dhe për shumë të tjera, me shkresën Nr. 285/9 datë 07/07/2017 KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për SH.V, AK, DH.Ç, K.B dhe E.R, ish regjistrues të ZVRPP Korçë, si dhe për A.D dhe E.N, nëpunës të këtij institucioni, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38