Flash News

KRYESORE

Kaloi me sukses vetting-un, por Amerika i heq vizën Donika Prelës?

Ish-deputetët e opozitës, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Silva Caka dhe Klajda Gjosha zhvilluan një takim me Genoveva Ruiz Calavera, shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Biseda u përqëndrua në ankesat e opozites për mënyrën sesi po ecën Reforma në Drejtësi.

Përmes një dokumenti me 5 faqe, ata i konfirmuan zyrtares së lartë edhe dyshimet se drejtueses se Krimeve të Rënda, Donika Prelës i është refuzuar viza amerikane dhe kete nuk e ka pasqyruar ne formularin e Vetting-ut, te cilin e kaloi me 5 shkurt. Prela është një prej kandidateve për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, struktura që do hetojë korrupsionin në nivele të larta, pjese e te cilin do jene 15 prokurorë.

Në dokumentin e siguruar nga Top Channel, ish-deputetët kanë shprehur pakënaqësi edhe për mënyrën sesi u zgjodh Arta Marku prokurore e Përgjithshme e përkohshme dhe për Bujar Sheshin, anetar i KLP-së, që dyshohet se ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit te Shtetit.

 

Të fundit