Flash News

KRYESORE

Kaloi natën te teatri, Kryemadhi: Qëndruam syhapur, punonjësit e bashkisë u larguan në 5 të mëngjesit

Kaloi natën te teatri, Kryemadhi: Qëndruam syhapur, punonjësit e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas qëndrimit të saj gjatë natës së mbrëmshme te Teatri Kombëtar në mbrojtje të godinës pas vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë për ta shembur.

Kryemadhi tha se përpos rezistencës dhe se mbrëmë ishte një natë e qetë, punonjësit e bashkisë kanë qëndruar në gatishmëri dhe janë larguar në orën 5 të mëngjesit.

“Nata ishte shumë e qetë, me kënaqësi them se planet e ndërhyrjes djeshme nuk u realizuan dot. Më vjen keq për punonjësit e bashkisë që e kaluan natën në zyrat e bashkisë apo cepat e rrugëve duke pritur momentin për të hyrë, por kjo qëndresë e sotme për të ndenjur syhapur dhe për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine do ti rezistojë kufomave politike si Rama.

Ata mendonin se mund të largoheshim nga oborri i tetarit dhe rreth orës 5 e mëngjesit u larguan pasi kuptuan se asnjëri nga ne nuk do të lëvizte nga vendi.

Kjo qëndrese do të jetë e përnatshme që asnjërit të mos i shkojë në mendje që të gjejë momente si skutha e falsifikatorë të vazhdojnë të bëjnë gjëra të fshehta si vendimin e paligjshëm duke falsifikuar një mbledhje që s’ka ndodhur.

Mendoj se edhe SPAK-u edhe drejtësia t'i mbajë sytë hapur dhe të vendosë përballë përgjegjësisë ata njerëz falsifikatpre dhe të zgjidhet ky ngërç, që e ka krijuar Rama. Pandemia dhe kriza që ka krijuar Edi Rama e ka rrënuar ekonominë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Të fundit