Flash News

KRYESORE

Kaloi në këmbë përmes Shqipërisë, Gruevski u ndihmua dhe nga shërbimet sekrete hungareze

Kaloi në këmbë përmes Shqipërisë, Gruevski u

Shërbimet sekrete hungareze ndihmuan Nikolla Gruevskin të arratisej nga Maqedonia. Dyshimet i hedh e përditshmja online Politico.eu që citon burime që kanë njohuri për këtë çështje, siç shkruan në një shkrim të publikuar të dielën.

E përditshmja nuk jep informacione të detajuara mbi këto dyshime. Por shkruan se ka kontaktuar zëdhënësin e qeverisë hungareze, i cili nuk preferoi të përgjigjet. Publikisht dihet se ish-kryeministri maqedonas hyri në territorin shqiptar më 11 Nëntor ku vizitoi ambasadën hungareze në Tiranë. Ministria e Jashtme hungareze pranoi se ai u shoqërua nga dy diplomatë hungarezë me një automjet të trupit diplomatik drejt Malit të Zi, Serbisë e deri sa hyri në territorin hungarez më 13 Nëntor.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku u shpreh pak ditë më parë se GRuevski mudn të ketë kaluar në pikën kufitare të Bllacës, pasi ayu nuk ka sistem TIMS. Ndërsa, autoritet shqiptare pranuan se ai ka dalë nga territori shqiptar në Hanin e Hotit, i shoqëruar nga një punonjës i ambasadës hungareze në Tiranë.

Të fundit