Flash News

KRYESORE

Kaloi provën e Vettingun, gjyqtarja e Kurbinit merr një surprizë sa del nga seanca

Lule dhe surpriza. Kjo ka qenë atmosfera e krijuar jashtë ambienteve ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti seancën vendimtare për gjyqtaren e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara të LSA, kanë qenë fëmijët e gjyqtares ata të cilët i kanë rezervuar surprizën, sapo në seancë ajo u rikonfirmua në detyrë, pasi kaloi me sukses provën e vettingut.

Sipas KPK, gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.

Gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu, është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

 

 

Të fundit